10 November 2010

Liçensimi, nuk ka dallime midis bizneseve

qkl-web
Marrja e një liçence për çdo njësi tregtare nuk ka dallim nëse është vendas apo i huaj. Drejtore e Qendrës Kombëtare të Liçencimit, shpjegoi  gjatë një interviste për Radio-Televizionin SCAN, se liçencimi i çdo biznesi ka dokumentacion të veçantë, në varësi të fushës ku do të operojë.
Sipas Gurisë, afatin më të gjatë dhe dokumentacion më të   zgjeruar kërkojnë lejet mjedisore dhe minerare. Pranë Qendrës Kombëtare të Liçencimit, tashmë ka filluar funksionimin edhe i one-stop-shop për energjinë, që sipas Gurisë, këto muajt e fundit ka patur  mjaft kërkesa për informacion por edhe aplikime.
Gazetare: Violeta Shqalsi SCAN TV