26 November 2010

Tregu Imobiliar Ne Shqiperi (Cfare po ndodh)


Cfare po ndodh me tregun imobiliar ne Shqiperi? Ne fakt edhe pse thuhen opinione apo shkruhen analiza te ndryshme pozitive apo negative, e verteta eshte qe 'Tregu Imobiliar ne Shqiperi" ka arritur nje pike kritike per sa i perket zhvillimit dhe cmimeve artificiale qe rriten cdo dite.

Te gjithe duan te shesin dhe shume pak jane gati te blejne. Sigurisht ndikimi me i madh ne kete pike eshte kriza ne tregjet boterore dhe kjo vihet re nga te gjithe, por ajo qe eshte me shqetesuese eshte fakti qe: Edhe pse krize, cmimet si per shitje ashtu dhe per qera rriten artificialisht dhe nuk behet perpjekje per negocim apo ulje cmimesh per vashdimesi transaksionesh. Eshte negativ fakti qe te gjithe ndertuesit mbajne ende cmime te njejta me nje vit me pare dhe jane gati te mbajne stock gjithe numrin e apartamenteve qe jane per shitje vetem qe mos te aplikojne ulje cmimesh. Ne gjithe Tiranen por edhe ne qytete te tjera si :Durres, Vlore, Sarande ndertimet jane te shumta, dhe eshte i larte numri i apartamenteve te pashitur, por nuk shikohet asgje konkrete per nje renie te cmimeve te apartamenteve ne menyre qe te kete nje levizje per hapin tjeter ne vazhdim, qe do te thote qarkullim parash.
Per mos te folur pastaj per vonesen e perfundimit te objekteve ne ndertim, qe si rrjedhim i mungeses se shitjeve penalizohen dhe personat qe kane mbyllur procedurat e blerjes dhe presin perfundimin e objektit.
Mund ta besoni apo jo, por duket se eshte koha per te bashkepunuar me shume me klientet e paket qe interesohen per blerje. Fitohet pak sot, por te pakten ka nje vazhdimesi dhe nje levizje qe eshte me pozitive se sa qendrimi ne vend.

Santiliana Muho (Property Real Estate)