29 December 2011

Çfarë është ClubZone.al ?



Një pasqyrim online i eventeve që organizohen nga klubet, pub-et, diskot, baret, restorantet me pjesëmarrjen e dj-ve profesionistë, grupe dhe këngëtarë të muzikës live, karaoke, etj.
Cdo menaxher apo administrator i një klubi mund të krijojë një profil në ClubZone.al të cilët i mirëmbajnë ata vetë ose persona të tjerë. 
Profili ofron një hapesirë të nevojshme për të vendosur logon e klubit, adresën, kontakte dhe të dhëna që informojnë më gjerësisht klientët e klubit.
Në mënyrë të ngjashme me Facebook, edhe në ClubZone.al, cdo profil mund të krijojë evente ku vendoset posteri i eventit, data, ora e nisjes, të dhëna kontakti për prenotime, etj.
Për të shmangur abuzimet, cdo profil kalon në një proces verifikimi para se të aktivizohet duke kontaktuar direkt me administratorët përkatës.