05 March 2011

Praktiker Albanien joins Trade-AL

Grupi Praktiker me vendodhje ne Kirkel, Gjermani, eshte nje furnitor qe ofron llojshmeri sherbimesh ne fushen e marketeve “DIY” – “Beje vete” si produkte per ndertim, riparim, workshop, banimin, kopshtin, si dhe per aktivitete te kohes se lire. 

Praktiker i ofron klienteve te tij, (qe variojne nga te apasionuarit ndaj filozofise ‘beje vete’ deri te artizanet), cmime te aresyeshme dhe zgjidhje te besueshme. 

Gama e produkteve perfshin mallra te cilesise se larte te firmave me te njohura prodhuese, sikunder dhe produkte nen etiketimin e markes private, te njohura per cmimet atraktive dhe cilesine e larte. 

Grupi Praktiker operon – duke perfshire dhe Max Bahr – permes 440 marketeve te DIY dhe artikujve te shtepise, ne 9 vende me 30.000 punonjes te cilet e bejne ate nje nga ofruesit kryesore ne sektorin e artikujve te shtepise dhe DIY. Grupi Praktiker renditet i Katerti ne Europe, ndersa kompania Praktiker eshte e pozicionuar si lider tregu ne 4 vende europiane (Luksemburg, Rumani, Greqi dhe Turqi). 

Marketi ne Shqiperi - Tirane eshte i hapur ne vitin 2009 afer zones se Kamzes. Parktiker ofron per klientet e tij, ne nje siperfaqe prej 8.000 m ², nje game te pasur produktesh me rreth 40.000 artikuj, nje ambjent te rehatshem dhe te kendshem, me nje spekter te gjere zgjedhjesh per mobilimin e shtepise, dekorimin, materiale hidrosanitare, elekrike, elektronike, kopshtari, etj.

http://www.trade-al.com/profile/praktiker