WORKSHOP PËR VERËRAT CILËSORE TË DISTRIKTIT TË SIENËS
Instituti Italian për Tregtinë e Jashtme, Zyra e Tiranës në bashkëpunim me Promosiena Spa ka kënaqësinë t’Ju ftojë në prezantimin e verërave të zonës së Sienës, më datë 11 mars 2011, pranë Hotel Tirana International, salla Consortium nga ora 10:00 deri në 17:00.
Do të jenë të pranishme në këtë aktivitet 9 Kantinat më në zë të distriktit të cilat do të sjellin, me verërat e tyre, cilësinë e arritur në vite dhe shijet unike të lidhura ngushtë me veçoritë e territorit.