Monedha europiane euro ka vijuar edhe gjatë kësaj jave të jetë në vlera të larta në tregun e këmbimit valutor, duke krijuar një pozitë të fortë kundrejt lekut dhe monedhave të tjera ndërkombëtare të tregtisë. Në tregun valutor, një euro ka arritur në këto ditë të fundit, në 138.1 lekë në blerje dhe 138.6 lekë në shitje.
Ndërsa monedha amerikane, është blerë me 99.1 lekë dhe është shitur 99.7 lekë. Agjentët valutorë, luhatjen e dollarit e shpjegojnë me forcimin e kësaj monedhe në bursat ndërkombëtare.
Sipas tyre, parashikohet që ky nivel kursi euro/lekë, do të jetë edhe për disa javë në vazhdim. Parashikimi i ekspertëve të ekonomisë, është se kjo situatë do të vazhdojë deri në fund të vitit, kur dhe fillon ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit.
Gazetare: Violeta Shqalsi - SCAN TV