22 October 2010

Si zgjidhen fituesit e lotarisë amerikane

Lyra Carr, Konsulle e SHBA në Tiranë, shpjegon procedurën e re të lotarisë amerikane, kushtet që duhet të plotësojnë aplikantët, të dhënat e formularit dhe paralajmëron që njerëzit të kenë kujdes nga mashtruesit e vizave

Ëndrra për të prekur Amerikën ka pushtuar prej vitesh dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë që çdo vit aplikojnë për të qenë një nga fituesit e "Lotarisë Amerikane".

Plot me dëshirë për të marrë "Green Card" dhe një jetë më të mirë, shqiptarë plotësojnë aplikime pa fund duke paguar noterë dhe zyra të ndryshme që premtojnë se do t'iu sigurojnë fitoren. Të gjitha këto janë mashtrime që qytetarët i pësojnë në kurriz nga mungesa e informacionit.