23 October 2010

Legalizimet, pronarët e objekteve që duhet të bëjnë pagesën

ALUIZNI ka përfunduar procedurat e kalimit të të drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore për 7042 ndërtime pa leje në 12 qarqe të vendit.

Me përllogaritjen e detyrimeve financiare për të gjithë poseduesit e ndërtimeve pa leje, përfundon procesi i legalizimit të tyre dhe marrja e lejës së legalizimit.

"Shekulli" boton sot emrat e pronarëve të ndërtimeve pa leje që duhet të shkojnë pranë zyrave të ALUIZNI-t për të bërë pagesën.

Pas shlyerjes së detyrimeve, të paraqesin pranë Drejtorive përkatëse të ALUIZNI-t i dokumentacionin financiar që vërteton shlyerjen e pagesave, në mënyrë që të pajisen me lejen e legalizimit të objektit.

Më pas objekti rregjistrohet në zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe pronarit i jepet tapia.