Trade-AL : Kur eshte themeluar kompania juaj?
Eraldi shpk:Kompania ERALDI SHPK që prej vitit 1997 operon në aktivitetin e importimit dhe aplikimit të bojrave dhe komponentëve të ndryshëm për të gjitha sipërfaqet që kërkojnë lyerje dhe trajtim profesional.
Gama e gjërë e produkteve që ofron ERALDI SH.P.K. vijnë në tregun shqiptar si rezultat i bashkëpunimit serioz dhe reciprok mes dy kompanive prestigjoze ILIOCHROM S.A. dhe SAN MARCO GROUP. Aplikimi i këtyre produkteve, tashmë ka vendosur një standart të admirueshëm të cilësisë së lyerjeve mbi të gjitha sipërfaqet.
Trade-AL : Cilat jane produktet kryesore qe ju importoni
Eraldi shpk : Produkte tona jane kryesisht ne fushen e bojrave dhe rifiniturave murale. Me konkretisht ne bojrat per lyerje te brendshme, fasadash, bojra vaji, bojra per dysheme betoni, per kontruksione metalike, sisteme termoizolimi, etj
Theksoj se te gjitha produkte tona vazhdojne te importohen nga kompania San Marco (Itali) dhe Iliochrom (Greqia).
Trade-AL : Nderkohe shume kompani i prodhojne bojrat ne Shqiperi. Ju perse vazhdoni ti importoni?
Eraldi shpk : E para, te dyja keto kompani jane lider ne fushen e tyre ne shtetet e tyre. Sigurisht mqs keto jane kompani europiane edhe produktet e tyre jane sipas standarteve europiane dhe te certifikuara sipas standarteve ISO.
Gjithashtu ne ofrojme garanci disa vjecare per punimet qe Eraldi Shpk kryen me produktet tona.
Duke i prodhuar ne Shqiperi, kostoja eshte me e ulet por nuk eshte e mundur te mbahet i njejti nivel cilesie me ato te prodhuara ne Europe nga stafe me kimiste dhe laborante profesioniste. Nese qellimi yne ka qene dhe mbetet cilesia dhe produktet ekologjike te pademshme per shendetin e njerezve, atehere ne do te vazhdojme te ndjekim kete rruge.
Nese ne do ti prodhonim bojrat ketu, do te kishim me shume perfitim ne para por ato bojra jo vetem qe nuk do te kishin cilesine e tyre te origjines por edhe nuk do te kishin me asnje garanci per jetegjatesi dhe rezistence ndaj kushteve atmosferike. Produkte tona e lyejne, dekorojne, siperfaqen duke mos penguar transpirimin(frymemarrjen) e mureve apo fasadave.
Trade-AL : Cilat jane sherbimet qe mendoni se duhen promovuar me shume tek klientet tuaj?
Eraldi shpk : Bojrat, llaqet dhe gama e gjere e produkteve qe ne importojme tashme jane te njohura ne treg dhe klientet tane kane pare cilesine, jetegjatesine dhe bukurine e ketyre produkteve, por eshte akoma nuk eshte krijuar sa duhet kultura e termoizolimit te fasadave si psh me sistemin Marcotherm.
Trade-AL : Cilat jane avantazhet e ketij sistemi termoizolues qe ju ofroni?
Eraldi shpk : Sistemi termoizolues Marcotherm kursen energjine deri ne 25-30% ne cdo stine sepse izolon mjaft mire ndertesen, e ruan nga agjentet atmosferike, nuk lejon kondensimin e mureve, krijimin e mykut apo te mikroorganizmave qe ndodhen ne materialet e ndertimit. Banesat e termoizoluara me Marcotherm jane te ngrohta ne dimer dhe te fresketa ne vere. Ky produkte prestigjioz italian i San Marco Group ka minimalisht 10 vjet garanci dhe sigurisht eshte sipas standarteve ISO. Nje informacion me te detajuar per Mracotherm, komponente etij perberes ju mund ti lexoni ne sitin tone (http://www.eraldi-shpk.com/avantazhet-e-sistemit)
Trade-AL : Cilet jane kliente tuaj qe i kane besuar Eraldi Shpk ?
Eraldi shpk : Ne kemi rreth 15 vjet eksperience ne tregun shqiptar qe kryejme edhe riparim-sherbimet me specialistet tane qe trajtojne cdo lloj problemi qe mund te kene te gjitha siperfaqet. Klientet tane jane nje liste mjaft e gjate per tu permendur te gjithe. Por mund te them se ne kemi bashkepunuar mjaft mire me M.T.Construction, Alpha Bank, Tirana Bank, Vodafone, Fabrika e Cimentos TITAN, Lori Caffe, Alumil Albania, Birra Korca, QTU, Tirana International Hotel, EMPORIKI BANK, TIRANA TOWER, AMBASADA E REPUBLIKES SE GREQISE, HOTEL “ARBER”, UNIVERSITETI “NEW YORK”, TRISS, Universiteti KRISTAL, etj. (http://www.eraldi-shpk.com/kliente)
Trade-AL : Si kompani importuese a ju tremb konkurenca me kompanite e tjera ne te njejten fushe?
Eraldi shpk :Aspak sepse eshte cilesia dhe standarti i produkteve tona qe keto kompani mendoj se nuk i kane. Prej 15 vitesh ne importojme dhe aplikojme produktet tona, klientela jone sa vjen e shtohet vit pas viti.
Por eshte nje fenomen qe me shume se sa konkurencen po demton konsumatorin. Disa kompani prodhojne bojra ne Shqiperi dhe i ambalazhojne me etiketa ne gjuhe te huaja greke apo italiane dhe i shesin disa here me lire sesa bojrat e importuara realisht. Klientet duke pare kova me etiketa te huaja mendojne se ajo eshte produkt cilesor i importuar dhe i blejne, pasi u intereson cmimi i lire.
Keto bojra nuk kane asnje nga cilesite qe pershkruhet ne etiketa dhe shume shpejt klientet e gjejne veten te mashtruar pasi boja nuk eshte as rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe nuk eshte aspak ekologjike sidomos ne ambjente ku banohet.
Pra cmimi i lire me te cilin klientet mendojne se po kursejne, u kthehet ne harxhim te dyfishte pasi ata duhet ta rilyejne siperfaqen edhe njehere nga e para. Keshtu humbet kohe, para.
Ky fenomen prek me shume klientet e pallateve te reja pasi disa ndertues duke u perballur me siperfaqe te medha per tu lyer, preferojne boje te lire te prodhuara me fuci neper bodrume, ku kushtet e prodhimit lene aq shume per te deshiruar sa nuk mund te flitet per standarte apo cilesi.