Prezantim
E krijuar si agjensi ne 2008.Ofron sherbime imobiliare(shitje-qera, apartamente, zyra, toka;konsulenc dhe asistence biznesi per investitor te huaj).www.albanirealestate.com
Trade-AL: Po ti referohemi deklaratave politike, Shqiperia ose i ka shpetuar krizes ekonomike ose eshte prekur rende nga ajo. Duke u fokusuar kryesisht tek real estate immobiliare ne vendin tone, eshte cenuar raporti shitje-blerje keto vitet e fundit?
S.M. : Pavarsisht te gjitha opinioneve qe shkruhen dhe si ato komentohen, ne varesi te interesave personale apo edhe politike, nje gje eshte e sigurt: Shqiperia eshte prekur nga kriza ekonomike mjaftueshem. Se sa dhe si eshte prekur eshte detyre e personave kompetent te shprehen. Me konkretisht ne Real Estate...do te thoja qe kriza ndihet me shume. Kjo vihet re nga mungesa e theksuar e transaksioneve te shit-blerjes se pronave.
Duket se vete biznesi I ndertimit eshte ne krize dhe kjo nuk eshte pak pasi eshte konsideruar si nje nga bizneset me fitimprures.
Shkaqet:
Arsyet dhe shkaqet mund te jene te shumta por ato me te rendesishmet mund te shikoj qe jane:
1- Emigrantet nuk sjellin me te ardhura
2- Per investitoret e huaj imazh i pasigurt i Shqiperise
3- Per bleresit vendas mungesa e qarkullimit te parave dhe veshtiresia e kredi dhenies nga bankat.
Trade-AL: Bankat kane sekuestruar shume apartamente, me ane te cilave individe apo kompani kane marre kredi por qe per shkak te krizes nuk kane arritur te shlyejne kredite ne kohen e kerkuar. kriza do ti vendose bankat ne te njejtin hall ashtu si klientet, ne shitjen e ketyre apartamenteve ?
S.M. : Sigurisht qe po, tregu eshte i njejte per te gjithe, nuk njeh privilegje. Per bankat avantazh shitje mund te jete rrjeti i bizneseve dhe investitoreve ne databasin e tyre, por ne cdo rast shoh nje cikel te papercaktuar ne shitje, i cili vjen nga mos qarkullimi i parave.
Trade-AL: Si ka ndryshuar interesi i investitoreve te huaj ne tregun shqiptar te real-estateve ne keto vitet e fundit?
S.M. : Investitoret e huaj e kane pare Shqiperine si nje mundesi shume te rendesishme investimi per vete cmimet shume konkuruese qe ofron ne lidhje me vendet e tjera. Mund te permend periudhen 2007 deri 6 mujori i pare i 2009 qe interesi ka qene shume i larte. 6 mujori i dyte 2009 deri tani interesi i tyre duket i rene ndjeshem, ka rene shume niveli i finalizimit te transaksioneve te blerjes.Ky fakt lidhet me shume faktor qe te gjithe i dime, personalisht do ta lidhja me shume pasigurine politike ne vend.Sigurisht nuk perjashtohen faktore te tille si: dokumentacioni perkates (i cili gjithmone ka qene problem) apo edhe kriza ne bote por duket me shume si nje hezitim investimi se sa nje mungese e mirefillte pagese.
Trade-AL: Bregdet apo zone malore .Cilat jane kerkesat me te shumta qe i vijne agjencise Property Real-Estate per shtepi pushimi?
S.M. : Per shtepi pushimi kerkesat me te larta jane sigurisht ne bregdet:Durres,Vlore,Sarande. Edhe pse bregdeti yne premton shume me shume dhe qe realisht ofron pak, mbetet hapesira me e kerkuar per pushuesit.
Trade-AL: Cila periudhe e vitit eshte me e mbushur me kerkesa per te shitur, blere apo per te dhene me qera?
S.M. : Kerkesat per shitje- gjithe vitin (ne fakt te gjithe duan te shesin)
Kerkesat per blerje:Maj – Shtator dhe Nentor-Dhjetor
Kerkesat per qera afatgjate: Prill-Qershor dhe Shtator – Tetor
Kerkesat per qera afatshkurter(Ditore): Korrik-Gusht dhe Nentor-Dhjetor
Trade-AL: Cila eshte ne pergjithesi tendenca e kompanive te ndertimeve, te shesin sa kane mundesi apo po bllokim shitjesh ne pritje te ndonje ngritjeje cmimi?
S.M. : Ne fakt I gjithe problemi qendron tek kompanite e ndertimit:
Politikat e shitjes qe ndjekin nuk japin shume mundesi zgjidhje, jane gati te bllokojne shitjet por ne asnje menyre nuk aplikojne ulje cmimi. Ne fakt boterisht dihet qe ne periudhe krize strategjia me e mire eshte ulja e cmimeve, te pakten te kete qarkullim, tek ne ndodh krejtesisht e kunderta cka bllokon komplet situaten e biznesit. Ende vazhdohet qe nje numer shume i madh apartamentesh,dyqanesh te ngelen te pashitur vetem nga ky fakt. Gjithsesi, mungesa e marjes se masave vepruese nga ana e kompanive te ndertimit, tregon qe ato i kane bere shume mire llogarite e tyre J
Trade-AL: Jashte temes: Agjencite real-estate jane me te sukseshme kur drejtohen nga femra apo nga meshkuj?
S.M. : (haha)Per mua ky detaj nuk do te thote asgje…biznesi eshte i eger dhe nuk ka dallim gjinie.I rendesishem eshte fakti te dish te besh biznes dhe te luash limitin e rregullave nga te cilat percaktohesh.
Trade-AL: Si e shihni prespektiven shqiptare te tregut te shitjeve, blerjeve, dhenje me qera?
S.M. : Nje gje eshte e sigurt…pertej faktit qe flasim te gjithe qe jemi ne krize, tregu imobiliar asnjehere nuk do te shkoj drejt 0, do te tentoj por historikisht nuk behet asnjehere 0.Pse? Sepse eshte nje treg qarkullues qe percakton jetesen e personave, nivel i larte apo i ulet ka pak rendesi, e rendesishme eshte qe banesa eshte nje domosdoshmeri.
Per me teper, investimi me i sigurt konsiderohet te jete real estate(imobiliare), i paluajtshem, keshtu qe jam e sigurt qe eshte thjesht nje periudhe kalimtare,si cdo biznes ka ciklet e veta.

http://goo.gl/jXPvw