07 February 2011

Libri "Planeti i 12-të"

Dy fjalë lexuesit të “Planetit të 12-të”:Nëpërmjet këtij libri i paraqitet për herë të parëlexuesit shqiptar autori i mirënjohur azerbaixhano-amerikanZecharia Sitchin. Planeti i 12 është libri i tij i parë, nga 14 tëtillë, botuar në SHBA në vitin 1976, i ribotuar atje 45 herësi edhe në 26 gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre së fundiedhe në Shqip.

Libri paraqet një studim të mirëfilltë shkencor mbizanafillën kozmike të sistemit tonë diellor si edhe krijimin evetë njeriut. Ai përshkruhet nga mediat më në zë tëAmerikës e ato botërore si tërheqës, i besueshëm,rrënjësor, joshës dhe bindës, në rradhën e librave formuesqë çdo njeri duhet t’i lexojë .

Autori i nxjerr përfundimet e tij nëpërmjet njëstudimi të gjithanshëm dhe tepër të lidhur logjikisht tëqytetërimeve të lashta të botës përfshirë ato Romake,Greke, Egjiptiane dhe Babilonase të cilat u paraprinë ngaqytetërimi më i lashtë i dokumentuar deri më sot, aiShumer.Thelbin e librit e përbën analiza shkencore e një prejdokumenteve më të përhapura të lashtësisë të quajtur Epikae Krijimit. Ky dokument përsëritet në formë të ngjashme nëtë gjitha kulturat dhe gjuhët e lashtësisë.
Autori vërteton se ky dokument paraqet zanafillën kozmike të sistemit tonëdiellor dhe të krijimit të njeriut me një gjuhë sa alegorikeaq edhe shkencore.Shkrimet e Lindjes së Afërme antike përfshijnë njëbollëk tekstesh astronomike që na flasin qartë për një planetnga i cili erdhën në Tokë astronautët e quajtur Annunakiose Nefilim-ë, pra arnunaki të fillimit. Ky planet që vjenbrenda sistemit diellor një herë në 3600 vjet është pjestari i12 i tij nëse numërojme edhe diellin e hënën, dhe paraqitetnë tekstet e lashta me tre emra në varësi nga pozicioni i tijnë hapësirë: Shar, Marduk ose Nibiru.

Këta jashtë-tokësorëtë ardhur nga Nibiru ishin krijuesit e njeriut Homo-sapiensnëpërmjet përpunimit gjenetik të Homo-erektusit. Kudoevolucion, por jo për krijimin e rracës sonë njerëzore.Idetë e mësipërme janë sot ushqim dhe nxitje përmbi 500.000 adresa interneti ku ato kanë shumë vite qëdiskutohen.

Mjaft lexues do ta lidhin brendinë e librit mefilmin “Vizitorë nga Kozmosi” të shfaqur në vitet ’80, filmqë ekranizon këto zbulime të Sitchin.Për sa i përket përkthimit është synuar një shqipërimi saktë e me gjuhë të pastër shqipe duke i kushtuarvëmendje paraqitjes së përpiktë të fjalëve shumere si nëorigjinal. Autori e ka përmendur këtë botim në shqip në njëintervistë me NewYorkTimes në fillim vitit 2010.Ateistit shqiptar të painformuar libri i siguron fije tëshumta që do t’ia arsyetojnë e njëkohësisht do t’ia lëkundinca koncepte themelore për jetën. . . . Zotat s’ishin qenie tëmbinatyrshme por njerëzit e zot të “pavdekshëm” tëNibirut, të cilët krijuan njeriun tokësor.

Emrat e lashtë të vendeve e sundimtarëve dheveçanërisht të planetëve e astronomisë së përsosur në njëshkallë të pabesueshme për mbi 4.000 vjet më parë, janëelementi më joshës për kureshtjen tonë, se vetë ata emra naflasin për veçoritë e tyre, . . . në Shqip.

Termat astronomikëShumerë të përmendur në Epikën e Krijimit, i lidhin si nënjë varg të artë e tepër logjik, të gjitha vargjet e kësaj rrëfenjetë lashtë duke na e rivërtetuar gjithë sa thotë autori,nëpërmjet zbërthimit në fjalë Shqipe. Planeti i 12-të, apoShar-i, sharroi planetin që humbi, Tiamat-in; kur vjen nëplanin e orbitës së sistemit diellor në brezin e asteroidëve, aiplanet quhet Nibiru, një bir i Diellit, anëtar i sitemit tonëdiellor, e plot arsyetime të ngjashme.Ky libër do të jetë, besoj unë, një ushqim shpirtërorpër të gjithë ata që kanë kureshtje për historinë dhezanafillën e njerëzimit, po edhe tonën si shqiptarë. . . .Gjuha është shtylla e epërme e identitetit, trashëgim për ne,nga lashtësia. . . .

Anastas Shuke
Studiues, Përkthyes