Kjo situatë përfundoi me protestat e ashpra të opozitës ndaj qeverisë në muajin janar të këtij viti, duke rrezikuar seriozisht kauzën ekonomike dhe dëmtuar atë. Situata politike në Tiranë duket e brishtë, me qeverinë e përfshirë në një pështjellim për shkak se nuk po përballet vetëm me opozitën, por edhe me Presidentin, Prokurorin e Përgjithshëm, që i ka sulmuar publikisht, pavarësisht se protesta e fundit e opozitës ishte paqësore.
Pas publikimit të bujshëm të destinacionit suprizë për vitin 2011, si një vend për turistët që nuk duhej humbur, shpallur në guidën e “Lonely Planet”,Shqipëria tashmë po vuan fushatën e agjencive të ndryshme të udhëtimit dhe operatorëve që nxitojnë të mbyllin këto udhëtime për shkak të dhunës dhe situatës së tensionuar.
Të shtënat e qitura nga godina qeveritare vranë tre protestues në 21 janar 2011 që kërkonin rrëzimin e qeverisë së korruptuar dhe vjedhjeve në zgjedhje. Policia, e ndalur nga kryeministri, refuzoi të ekzekutonte arrestimet e 6 drejtuesve të Gardës në lidhje me vrasjen e protestuesve.
“Kjo ka vrarë për herë të parë imazhin e Shqipërisë, pasi ngjarjet e vitit 1997 ishin shuar në memorie dhe ishin një e kaluar. Industritë janë goditur”, thotë Ornela Liperi, drejtore e një reviste ekonomike “Monitor”, referuar ngjarjeve e pasojave të vitit 1997. Por kjo situatë prek dhe infekton të gjithë investitorët e fuqishëm, sipas analistëve. Dhe Shqipëria mund të ketë fatin e Tunizisë, ku investitorë të ndryshëm të tekstileve janë tërhequr. Kjo goditje detyroi Bashkimin Evropian që t’i thoshte qeverisë shqiptare dhe opozitës që urgjentisht
të gjenin gjuhën e përbashkët, nëse nuk donin që vendi të dëmtohej në rrugën e
integrimit në bllok.
Pas pasigurisë së vitit 1990, ekonomia shqiptare ka pasur një rritje progresive me 6 për qind në vit që prej , kur vuajti edhe nga kriza ekonomike globale, por sërish pati rritje me 4,1 për qind të GDP-së në 2010. Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë socialiste thotë se kriza e zgjatur politike dhe pasojat e protestës së dhunshme dëmtuan gjithashtu ekonominë.
“…Rritja ekonomike do të jetë më e vogël jo vetëm për shkak të krizës globale, por gjithashtu dhe për shkak të efektit të kësaj krize politike”, thotë Angjeli, rektor i një universiteti privat. (AMA-NEWS)